19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Mujaj – Bajraktaraj në hulumtimin etnografik mbi popullatën e Pejës, Deçanit dhe Junikut

Drejtoresha e Mirëqenies sociale të Pejës Albulena Mujaj-Bajraktaraj ka njoftuar se ka marë pjesë në organizimin e INDEP ku është prezantuar hulumtimi etnografik “Hulumtim mbi popullatën NEET për tre komuna të Kosovës – Pejë, Deçan, Junik.

Mujaj Bajraktaraj ka përfaqësuar komunën e Pejës në takim ndërsa lajmin e ka publikuar në faqen zyrtare të saj në facebook.

‘Ky hulumtim etnografik analizon situatën e grupit NEET (Jo në Arsim, Punësim apo Trajnim) nëpër tri komuna në Kosovë, duke u fokusuar në sfidat, aspiratat dhe barrierat me të cilat përballen. Hulumtimi përdor një qasje me metoda të përziera që kombinon të dhënat sasiore nga anketat me njohuri cilësore nga analiza e politikave dhe dëshmitë personale.’-thuhet mes tjerash në postim.

Postimi i plotë:

‘INDEP prezanton hulumtimin etnografik “Hulumtim mbi popullatën NEET për tre komuna të Kosovës – Pejë, Deçan, Junik

Ky hulumtim etnografik analizon situatën e grupit NEET (Jo në Arsim, Punësim apo Trajnim) nëpër tri komuna në Kosovë, duke u fokusuar në sfidat, aspiratat dhe barrierat me të cilat përballen. Hulumtimi përdor një qasje me metoda të përziera që kombinon të dhënat sasiore nga anketat me njohuri cilësore nga analiza e politikave dhe dëshmitë personale.

Gjetjet kryesore tregojnë nevojën për ndërhyrje strategjike, legjislative dhe programatike për të kapërcyer hendekun midis arsimit dhe punësimit, duke theksuar rëndësinë e politikave fleksibile të synuara për të riintegruar individët NEET në fuqinë punëtore ose në sistemet arsimore. Studimi bën thirrje për një bashkëpunim të zgjeruar midis organeve qeveritare, institucioneve arsimore dhe sektorit privat për të adresuar në mënyrë efektive nevojat e NEET, duke synuar të nxisë një mjedis shoqëror dhe ekonomik më gjithëpërfshirës dhe produktiv. Projekti mbështet nga IPA Cross-border Cooperation Programme Montenegro – Kosova.’-thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...