11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mujka prezanton sukseset vjetore të Ibërlepencit: 5 milionë fitime, prodhimi rekord i Ujmanit, furnizim për gjysëm milioni banorë

Kryeshefi i “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka ka thënë se po e përmbyllin vitin 2023 me suksese të shumta organizative dhe financiare.

Poashtu, ai ka thënë vitin e ardhshëm do ta kenë edhe më intensiv dhe produktiv me projekte të ndryshme.

Postimi i plotë.

Të nderuar miq e dashamirë . NPH “Ibër Lepenc” Sh.A. përmbyll vitin 2023 me suksese të shumta organizative dhe financiare, të cilat dëshiroj t’i ndaj me ju:

• Viti i dytë rradhazi performon me fitim operacional dhe neto ku fitimi operacional tejkalon shumën prej 5 mln €

• Prodhimi Rekord nga Hidrocentrali i Ujmanit me mbi 144,000 MW, që është rritje prej 100% nga prodhimi mesatar vjetor dhe më i larti në historinë e saj

• Furnizimi pa ndërprerje me ujë të papërpunuar për mbi 500.000 banorë në Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Zveçan, Zubin Potok, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas. Furnizim pa ndërprerje me ujë për ftofjen e stabilimenteve në KEK dhe Ferronikel. Gjithsejt mbi 60 milionë m3.

• Sigurimi i ujitjes së tokave bujqësore për mbi 1500 ha, duke ndikuar në rritjen e cilësisë dhe sasisë së rendimenteve përgjatë kanalit tonë.

• Punimet intensive në realizimin e projektit të “Ruajtjes dhe rehabilitimit të kanalit kryesorë” në vlerë prej 13 mln €.

• Shtrirja e fijes optike deri te liqeni i Ujmanit dhe përfundimi i projektit të SCADA, përgjatë kanalit kryesorë.

Vitin e ardhshëm do ta kemi edhe më intensiv dhe produktiv me projekte të ndryshme ku kryesoret do të jenë:

• Hyrja në bursën e përbashkët energjetike të Kosovës e Shqipërisë “ALPEX”

• Studimi i fizibilitetit dhe fillimi i implementimit të projektit të instalimit të paneleve solare mbi kanalin e Ibër – Lepencit.

Këto arritje tregojnë përkushtimin dhe suksesin e NPH “Ibër Lepenc” Sh.A. në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve të ofruara, duke synuar efikasitetin dhe sigurinë e operacioneve.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...