15 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Muller: Kundër Realit do jetë ndeshje e barabartë

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller foli për mediet në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League ndaj Real Madrid-it, me takimin e parë mes tyre që u mbyll me barazimin 2-2.

Gjermani u shpreh se kjo përballje do të jetë e barabartë, ndërsa shtoi se skuadra e tyre duhet t’i shfrytëzojë mirë rastet që ka për të shënuar, përndryshe do jetë kundërshtari që do festojë në fund.

“Do të jetë një ndeshje e barabartë, diferenca do bëhet nga detaje të vogla. Në futboll, efektiviteti ka shumë rëndësi.

Nëse arrin t’i shfrytëzosh rastet që të jepen në disa momente të caktuara fiton, përndryshe humbet.

Është çështje milimetrash, ne duhet të jemi efektivë kur krijojmë mundësi shënimi”, deklaroi Muller./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...