16 C
Pec
E hënë, 28 Prill, 2025

“Mund të jemi ne ata që i ftojmë partitë e tjera opozitare, nuk ka rend këtu – problematike qeveria me 61 numra”, Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se në rast se partia e parë dështon për formimin e qeverisë, atëherë kushdo nga opozita që i ka numrat mund të kërkojë mandatimin e qeverisë.

Bajrami tha se “nuk ka rend”, për formimin e qeverisë pasi të dështojë partia që ka dalë e para në zgjedhje.

“Nuk ka rend këtu, në momentin që i pari dështon për të formuar qeverinë dmth kalohet me njëfarë mënyre kompetenca te partitë opozitare dhe cilado prej tyre që e ka shumicën mund të shkojë te presidentja t’ia dëshmojë atë dhe të kërkojë të mandatohet për formimin e qeverisë”, tha Bajrami

“Është problematike të ketë qeveri të partive opozitare me numra strikt 61. Njëherë -përnjëherë numrat çfarë janë, është problematike të arrihet numri 61…”, tha Bajrami./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...