5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Mundësia e njohjes reciproke Kosovë-Serbi nën administratën Trump

Deklarata e ish-këshilltarit të presidentit Trup për siguri, John Bolton se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nën administratën Trump është e mundur në qarqet analitike po komentohet në mënyra të ndryshme. Ndër njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve politike, nuk e përjashtojnë mundësinë e njohjes por që sipas tyre, fokusi i administratës amerikane do të jetë tek jetësimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Rikthimi në pushtet i presidentit Donald Trump, ka ngritur diskutimet për mundësinë e njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën administratën e tij.

Një mundësi të tillë e përmendi ish-këshilltari i Trumpit për sigurinë, John Bolton duke thënë se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nën Administratën Trump është e mundur.

Profesori universitar i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti nuk e përjashton mundësinë e njohjes reciproke mes palëve, por që sipas tij, fokusi i administratës amerikane do të jetë tek marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.

“Ka logjikë ndonëse nuk është e përkufizuar në njërën apo tjetrën administratë. ..mendoj se në fokus të punës së tyre për raportet kosovë-serbi do të jetë marrëveshja e Ohrit dhe mbi këtë bazë pavarësisht deklaratave politike, fokusi i secilit lidership amerikan dhe evropian do të jetë në atë se si dhe kur do të zbatohet marrëveshja për të cilën lidershipi kosovar dhe ai serb kanë rënë dakord”, tha Hoti.

Politologu Albinot Maloku, ndërkaq thotë se përqendrimi i administratës Trump do të jetë tek jetësimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk pres që që situata të vie deri në këtë nivel….pres angazhim dhe koncentrim në jetësimin e asaj që ka ndodhur nëse është neoja edhe njëanshëm ….administrata Trump do ta përqendrojë vëmendjen tek jetësimi i marrëveshjeve të deri tashme”, tha Maloku.

Në kuadër të procesit të dialogut, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit 2023, ndërsa në mars të po atij viti kanë pranuar edhe aneksin e zbatimit të saj, por deri më tani kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim. Rimarrja e pushtetit nga presidentit Trump ndërkaq ka shtuar pritshmërtë për ndryshim të rrjedhës së dialogut mes dy vendeve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...