8.1 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Mungon avokati i njërit të akuzuar, shtyhet gjykimi për vrasjen e ndodhur 22 vite më parë

Në mungesë të mbrojtësit të të akuzuarit Labeat Kastrati, avokatit Ahmet Tahiri, ka dështuar të mbahet të mërkurën seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Kastrati bashkë me Fahri Kajtazin dhe Hamdi Marviqin, po akuzohen për vrasjen e A.M, në vitin 2001 në lokalin “Inter Klub” në Prishtinë.

Sipas të akuzuarit Kastrati, avokati Tahiri e ka njoftuar sot në mëngjes përmes telefonit se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, në këtë seancë nuk ishte i pranishëm as mbrojtësi i viktimave, i cili sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Agim Kuçi, ftesën e ka pranuar në mënyrë të rregullt por që mungesën nuk e ka arsyetuar.

Kurse, për mungesën e dëshmitarit S.B, gjykatësi Kuçi tha se i njëjti me parashtresën e 24 korrikut 2023, e ka njoftuar gjykatën se gjendet jashtë vendit dhe se qëndron prapa të gjitha deklratave të cilat i ka dhënë më herët.

Ndërsa, për mungesën e dëshmitarit B.M, gjykatësi Kuçi tha se janë njoftuar nga Policia e Kosovës se të njëjtin e kanë kërkuar, mirëpo sipas deklaratës së djalit të axhës së tij ai gjendet në Francë.

Në këto rrethana, seanca e sotme u shty.

Ndryshe, në seancën e rigjykimit të mbajtur më 22 shkurt 2023, tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm lidhur me veprat penale që iu vihen në barrë.

Për këtë çështje, Gjykata e Qarkut në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim më 1 dhjetor 2002, ku të akuzuarit Labeat Kastrati, Fahri Kajtazi dhe Milaim Cakaj i kishte shpallur fajtorë, ndërsa të akuzuarin Hamdi Mavriqi e kishte liruar nga akuza. Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Kastrati dhe Kajtazi ishin dënuar me nga 3 vite burgim (secili veç e veç), ndërsa i akuzuari Cakaj me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh. Kurse, të akuzuari Mavriqi e Kastrati me aplikimin e dispozitës së nenit 350 të Ligjit të Procedurës Penale (LPP), janë liruar nga akuza.

Në këtë rast, prokurori publik kishte bërë ankesë në Gjykatën Supreme, ku kishte kërkuar që aktgjykimi që ka të bëjë me të akuzuarin Milaim Cakaj dhe ai i mbrojtësve të tij të refuzohet si i pabazuar dhe në këtë pjesë aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë i datës 1 shtator 2002 të vërtetohet.

Ndërsa, më 26 nëntor 2009, Gjykata Supreme kishte miratuar ankesën e prokurorit publik të Qarkut në Prishtinë dhe mbrojtësve të të akuzuarve Labeat Kastrati dhe Fahri Kajtazi, me ç’rast kishte anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të 1 dhjetorit 2002, që ka të bëjë me të akuzuarit Labeat Kastrati, Hamdi Mavriqi dhe Fahri Kajtazi dhe kishte vendosur në këtë pjesë që lënda t’i kthehet së njëjtës gjykatë për rigjykim.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 24 qershor 2002, më 17 dhjetor 2001, në “Inter Klub” në Prishtinë, të akuzuarit Fahri Kajtazi, Milaim Cakaj, Labeat Kastrati dhe Hamdi Mavriqi pas disa fjalosjeve- zënkave, sharjeve dhe kërcënimeve ishin gjuajtur me armë me qëllim që të privojnë nga jeta njëri-tjetrin.

Mirëpo, të akuzuarit Kastrati dhe Mavriqi duke shtënë në drejtim të Kajtazit, një predhë e njërit prej tyre e godet për vdekje tani të nderin A.M, të cilin qytetarët e dërgojnë në Spital, për t’i dhënë ndihmë, ku mjekët e konstatojnë vdekjen e tij. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...