12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Murati: 50 mijë studentë sot pranojnë mbështetjen prej 100 eurosh

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka konfirmuar se 50,778 studentë të mërkurën (sot) do të pranojnë shumën prej 100 eurosh sot, shumë kjo e përgatitur në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.

Një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’.

“50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Tutje, ai është siguruar të përkujtojë edhe vendimin e mëhershëm të Qeverisë për largimin e obligimit të pagesave të semestrit në nivelin bachelor dhe master.

“Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...