3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Murati: Nuk ka ndryshim të çmimit të rrymës, por ndoshta kilovatë më shumë për familje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se Dogana po bën punë të shkëlqyer në mbushje të buxhetit dhe luftimin e kontrabandës e korrupsionit.

Në konferencën përmbyllëse të Doganës, ministri Murati u pyet edhe për dërgimin e shumë ligjeve në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se do të respektojnë çdo vendim nga ky institucion.

“Nuk kam dyshim në Kushtetuese, por çmime tavan ka e gjithë Evropa. Nuk ka probleme me kushtetutshmëri, përkundër faktit dhe propagandës që është bërë në qeverinë tonë”, tha Murati.

Përderisa për ankesat për rritje të çmimit të rrymës, tha se nuk ka rritje të çmimit, por shtoi se mund të ketë “ndoshta kilovatë më shumë për familje”.

“Lëvizje apo ndryshim të çmimit nuk ka pas, mund të ketë ndoshta kilovatë më shumë për familje, ajo duhet të adresohet më operatorin furnizues”, deklaroi ministri, teksa tha se nuk e di sa i ka ardhur atij fatura e këtij muaji./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...