26.2 C
Pec
E diel, 1 Gusht, 2021

Murati: PDK dhe LDK nuk ia dhanë KEDS-it barrën e veriut, por ia vendosën KOSTT-it

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në prill të vitit 2017, nëpërmjet bordit të ZRRE-së kishin përcaktuar që në vend të KEDS-it, barrën për pagesën e shpenzimeve të energjisë elektrike për qytetarët në veri të vendit t’ia vendosnin ndërmarrjes publike KOSTT.

“Për humbjet në veri, përgjegjës do të duhej të ishte KEDS/KESCO, sepse KESCO duhet të mbledhë faturat atje. Për këtë arsye edhe ishte shitur lirë – sepse kishte humbje të mëdha në rrjet, dhe sipas atyre që e falën, vetëm privatizimi do t’i eliminonte humbjet dhe vjedhjet”.

“Por ja që bordi i ZRRE-së, në prill të vitit 2017, i përbërë gjysma PDK e gjysma LDK (sipas frymës së marrëveshjes së koalicionit, ku ishte përcaktuar që të gjitha bordet do t’i ndanin përgjysmë), kishte vendosur që në vend të KEDS-it, barrën e veriut t’ia vendosnin ndërmarrjes publike KOSTT”.

“Obligimin për rrymën e veriut, ZRRE-ja e PDK-së dhe LDK-së, e kishte futur në licencën e KOSTT-it. Më saktësisht në Nenin 5 të licencës, sic edhe mund t’a shihni më poshtë. Pra, pikërisht ata që për 20 vite me radhë barrën e rrymës së shpenzuar në veri, fillimisht e ngarkuan në faturat e qytetarëve, e pastaj në licencën e ndërmarrjes publike KOSTT, sot shfaqen të brengosur për qytetarin dhe KOSTT-in”.

Murati me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ky pagesa e shpenzimeve të energjisë elektrike për serbët e veriut nga Qeveria e Kosovës është problem i trashëguar nga qeveritë e kaluara.

“Këtë problem, si shumë probleme tjera që na i kanë lënë do ta zgjidhim, por problemet e lidhura nyje për 20 vite nuk zgjidhen për një muaj. Hapi i parë drejt zgjidhjes së këtij problemi do të jetë përzgjedhja e një bordi të ri të ZRRE-së me anëtarë me integritet, dhe që e duan shtetin”, ka shkraur Murati.

Ky reagim i tij vjen pasi opozita e Kuvendit, e cila përbëhet nga PDK, LDK dhe AAK, e kanë kundërshtuar votimin e vendimit për pagesën e shpenzimeve të rrymës për serbët në veri.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...