3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Murati për shtesat për fëmijë dhe pensionistë: Nuk ka nevojë për aplikim

Qeveria e Kosovës i ka ndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Në lidhje me këtë, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sa i përket këtyre dy masave, nuk ka nevojë të bëhet aplikim për ata që janë ekzistues në skema.

“Pra, të gjithë pension-marrësit, këtë të premte do të marrin pensionin e rregullt ndërsa ditëve në vijim, pas përgatitjeve teknike do të njoftohen se kur do të bëhet edhe transferi i shtesës së njëhershme prej 100 euro”.

“Ngjashëm, edhe për të gjitha nënat dhe prindërit që marrin shtesat për fëmijë, do të njoftohen gjatë ditëve në vijim se kur do të procedohet shtesa prej 100 euro për të gjithë fëmijët në kuadër të skemës së rregullt që ata marrin për shtesat për fëmijët. Transferi bëhet në llogaritë ekzistuese, pra as aty nuk ka nevojë të bëhen ndryshime të tjera”, tha Murati./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...