5 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Murati publikon grafikë krahasimore për kontratat me procedurë të negociuar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ndarë të dhëna për numrin e kontratave të realizuara përmes procedurës së negociuar, duke i krahasuar ato me qeverisjet e kaluara.

Sipas të dhënave të KRPP-së, që Murati thotë se i ka prezantuar deputeti Armend Muja, rezulton se numri i këtyre kontratave është përgjysmuar gjatë mandatit aktual në krahasim me periudhat e mëparshme.

Murati ka theksuar se perceptimi publik, i krijuar nga deklaratat e opozitës dhe analistëve, shpesh nuk përputhet me realitetin.

Ai theksoi se ndonëse opozita pretendon për një rritje të madhe të numrit të kontratave të negociuara, të dhënat tregojnë të kundërtën.

Ministri nënvizoi se është e natyrshme që ky numër të mos arrijë në zero, pasi raste të veçanta të prokurimit, të mbuluara nga nenet 34 dhe 35 të Ligjit për Prokurim Publik, kërkojnë këtë procedurë.

Sipas tij, pretendimet për shkelje ligjore nuk kanë bazë, dhe ai i cilësoi kritikat si pjesë të një “lufte speciale” të orkestruar nga opozita dhe mbështetur nga Prokuroria Speciale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...