20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Murati takohet me Cumming, diskutojnë për thellimin e ndërveprimeve ekonomike

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati prit sot në takim zëvendësshefin për Ekonomi në Zyrën për Zhvillim dhe Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), Fergus Cumming.

Sipas një njoftimi nga kjo ministri, në takimin dypalësh u diskutua thellimi i ndërveprimit ekonomik në mes dy vendeve si dhe u përmendën disa sektorë potencialë për investime.

“Gjatë takimit, Ministri Murati e njoftoi z. Cumming për disa nga prioritetet e qeverisë, siç janë rritja e punësimit dhe krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Rritja ekonomike si dhe thjeshtimi i procedurave tatimore në vitet e fundit u konsideruan si tregues për përshtatshmërinë e Kosovës në tërheqjen e investimeve të huaja direkte.  Fokus i takimit ishte gjithashtu thellimi i ndërveprimit ekonomik mes dy vendeve ku u përmendën disa sektorë potencialë për investime përfshirë: minierat, kapacitetet e reja energjetike, teknologjinë e informacionit si dhe industrinë e përpunimit të drurit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Cumming e vlerësoi potencialin e Kosovës për bashkëpunim të ndërsjellë, duke theksuar nevojën për rritje të tregtisë dypalëshe.

Ndër të tjera Cumming premtoi vazhdim të mbështetjes ndaj Kosovës drejt një zhvillimi gjithpërfshirës ekonomik. Të dyja palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të cilat janë në interes të qytetarëve të Kosovës, dhe për rritje të vëllimit tregtar në mes të dyja vendeve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...