Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku që të formohet një qeveri e tranzicionit.
Musliu ka thënë se qëndrimi i saj personal është se LDK frikësohet të marrë vendime.
“Qëndrimi im personal është se LDK gjithmonë duke u frikësuar me marr vendime e ka lënë Kosovën shumë mbrapa, as nuk shtyhet as nuk ngrehet që thot popullo. Ata as nuk po guxojnë me u bo me Albinin as me ne, duhet të jetë një lider që tregon pjekuri dhe te pozicionohet njëherë e mirë kjartë”, ka thënë Musliu.
Deputetja tutje ka shtuar se propozimi i Abdixhikut është hajgare.
“Nuk bënë PDK-ja nuk bënë VV-ja e tash hadje po bëhemi bashkë të gjitha. Kjo është me bë hajgare me votën e qytetarëve të Kosovës dhe me thellu edhe më tej krizën politike në vend. Adoleshenca politike duhet me marrë fund dhe kryetarët e partive që më nuk e meritojnë me i quajt as liderë duhet të tregohen të përgjegjshëm ndaj shtetit dhe qytetarëve të saj”, tha ajo.
Musliu shtoi se partia e saj PDK, sot do të mbajë mbledhje të Kryesisë ku do të dal me një qëndrim zyrtar si parti rreth propozimit të Lumir Abdixhikut. /Njeshi/