11.6 C
Pec
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Musliu pas raportimit të drejtorit: AKI-ja ka qenë në krye të detyrës në mbrojte të vendit

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në takim me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti, është biseduar siguria në vend pas sulmeve terroriste në Banjskë, raporton Ekonomia Online.

Sipas Musliut, siguria e vendit do të jetë mbi interesat partiake, duke shtuar se AKI-ja së bashku me forcat e rendit kanë qenë në krye të detyrës në mbrojte të vendit.

“Dua të theksoj me bindje të plotë se AKI së bashku me forcat e rendit në krye të detyrës në mbrojte të vendit. E kam potencuar se siguria e vendit është mbi interesat partiake. Kishte pretendim të mbajtjes së tensioneve dhe të krijonte tensione në Kosovë”, tha Musliu.

“Anëtarët e AKI e kanë dëshmuar profesionalizmin dhe në bazë të fakteve që janë paraqitur, grupet terroriste kanë hyrë përmes rrugëve ilegale”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...