Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi në facebook është shprehur se pas Serbisë, LVV është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale.
Musliu, tutje shtoi se LVV kundershtonte themelimin e Gjykates Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosoves, veç sa për “sy e faqe”.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin te vetédijëshen se po banin sakrificen e radhes per Kosovën, Gjykata Speciale po themelohej per ata që bënë luftën tonë çlirimtare, kurse Albini e dinte se përderisa ata janë të lirë nuk do t’ia dilte kurrë të realizonte agjenden e tij antishtetërore”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë:
Lotët e krokodillit te LVV-së e te Mihajles për Gjykatën Speciale.
Krejt populli e dinë se pas Serbisë , LVV është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale.
Që të kuptohet drejt në Kuvendin e Kosovës LVV nuk ka votuar asnjëherë kundër Gjykatës Speciale, ata vetem deklartivisht janë shprehur gjoja janë kundër Gjykatës Speciale derisa ne anën tjetër bartës politik të LVV-së kanë punuar nën-tokë per te themeluar Gjykaten Speciale.
LVV deklarativisht ishte që Gjykata Speciale te mos themelohet nga Kuvendi i Kosovës, por nuk ndërmori asnjë veprim për ta ndaluar përderisa për gjëra krejtsisht të parëndësishme e kallte Kuvendin.
Pra, LVV kundershtonte themelimin e Gjykates Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosoves, veç sa për “sy e faqe” sepse në prapavi punuan fort që kjo gjykatë të bëhëj. Sot, ata që dikur me mburrje pohonin se po e ndihmonin prokurorinë me dosje, janë anëtarë të kabinetit qeveritar të Albin Kurtit. Sot, para Késhillit të Sigurimit të OKB-së, ministrja e Albin Kurtit merr lëvdata nga Serbia, për bashkëpunim në këtë çështje.
Janë bashkëpunëtorë e bashkëqeverisës të po këtij Albin Kurti që në foltore te Kuvendit ka akuzu UÇK se ka ba krimet me makabre, të po këtij Albini që i thërriste “Hashim shko ne Hagë”.