20.2 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Musliu-Shoshi: Mashtrues e hipokrit shpallin “Ditë Zie”, e shkojnë në fushatë në Maqedoninë e Veriut !

Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi i ka quajtur hipokrit e mashtrues përfaqësuesit e institucioneve të vendit, të cilët kanë shpallur “Ditë zie”, pas vrasjes së dy grave ditëve të fundit në Kosovë, e të cilët sipas saj kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut për të bërë fushatë.

Mashtrues e hipokrit! Shpallin “Ditë Zie” në Kosovë dhe shkojnë në fushatë elektorale në Maqedonin e Veriut! Mjedisi i sigurtë ku gratë mund të jetojnë të lira nga kërcënimi i vrasjes, dhunës dhe diskriminimit bëhet vetëm kur kabineti qeveritar dhe organet e drejtësisë i kryejnë obligimet kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen e jetës së grave. Askush prej tyre deri më tani nuk morën përgjegjësinë kër këtë dështim. Të paktën llogaridhënie përmes dorëheqjes morale”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

Ndërsa ka thënë se vetëm dorëheqja mund t’i shpëtojë nga turpi.

“Në vend të kësaj, dje dhe sot, pamë dhe dëgjuam fjalime për punën e tyre të dobët në luftën kundër dhunës dhe vrasjes së grave.  Në ndërkohë, askush prej institucioneve nuk po flet se çka të bëjmë tash e tutje. Vetëm dorëheqja mund t’i shpetoj nga turpi”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...