Sot po mbahet tubimi përkujtimor në nderim të 26 vjetorit të Masakrës së Rezallës.
Ky tubim është organizuar nga Komuna e Skenderajt nën patronatin e kryetarit Fadil Nura.Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e shoqëruar nga Ganimete Musliu, theksoi se sot në Rezallë ndajnë dhembjen bashkërisht, me ndjenjën e respektit, krenarisë dhe të përuljes, për të gjithë martirët e këtij vendi.
“Lavdi të gjithë të rënëve për Lirinë e Kosovës”, ka thënë ajo. /Njeshi/