Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë e Kosovës për inteligjencë në një nga skandalet më të mëdha.
Drejtori i RTK-së, i lidhur me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka pranuar se lajmi i rrejshëm i pseudo-mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” kundër dy mediumeve në Kosovë, i ka ardhur direkt si informacion nga AKI-ja.
E rreth kësaj ka reaguar Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.Ajo ka thënë se para 4 muajve i kishte bërë kërkesë publike Prokurorisë Speciale, për të hetuar veprimet e Rilind Gërvallës dhe pretendimet e tij në lidhje me implikimin e AKI-së në fabrikimin e lajmeve të rrejshme.
Tutje, Musliu ka thënë se sot u dëshmua se si AKI-ja, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen si kundërshtare nga pushteti.
”Neglizhenca e organeve përgjegjëse, shkakton me të drejtë indinjatë të thellë sepse siç po shihet audioniçizimi i publikuar sot dëshmon qartë se si AKI-ja, një institucion shtetëror i ndjeshëm, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen si kundërshtare nga pushteti.” ka shkruar ajo ne facebook./Njeshi/