25.7 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Mustafa: Gratë u shndërruan në simbol të sakrificës

Kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas ka uruar të gjitha gratë.

“8 Marsi shënon një prej datave të rëndësishme për shoqërinë tonë. Është festa e grave, të cilat nuk rreshtën asnjëherë së luftuari për kërkesat e tyre. Përkundër sfidave të shumta që u përballën me jetën dhe shoqërinë, ato nuk u dorëzuan në asnjë moment. Ato u shndërruan në simbol të sakrificës dhe përkushtimit për të ndryshuar dhe ndërtuar vlerat e mirëfillta në shtetin tonë.

Ne bashkërisht mbesim të përkushtuar për të punuar që t’i ngriim këto vlera tona.”- ka thënë Mustafa. /NJESHI/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...