1.1 C
Pec
E martë, 31 Janar, 2023

Mustafa i reagon Haradinajt: Nuk bëhem bashkë me Thaçin dhe Veselin, nuk pranojmë dialog për kufijtë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili tha se habitet se si LDK, Thaçi, Veseli e Limaj, shumë shpejt kanë pranuar kushtet e Serbisë për çështjen e taksës.

Sipas Mustafës futja e LDK-së në një kazan me Thaçin e Veselin është jokorrekte.

Mustafa ka shtuar se taksën ndaj Serbisë e ka sjellë qeveria me direktivat e Kadri Veselit.

“Deklarata e sotme e Kryeministrit Haradinaj me të cilën mua dhe LDK-në i fut ne një kazan me Thaçin, Veselin e tjerë dhe në korrelacion me Serbinë, është jokorrekte, e pasaktë dhe përngjan në fushatë.

Edhe po deshi Haradinaj, nuk bëhem bashkë me Thaçin dhe Veselin. Nuk bëhem bashkë as me Haradinaj me mënyrën e të qeverisurit të tij! Qëndrimet e LDK-së janë të qarta, nuk pranojmë dialog për kufijtë, për territorin dhe për shtetësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.  Taksën e ka sjellë Qeveria me direktiva të Veseli: ju e keni bërë, ju vendosni çfarë të bëni me të.

Ju jeni koalicioni qeverisës, LDK është opozita juaj. Jeni në pushtet dhe mos e luani rolin e viktimës.  LDK do të kultivojë miqësi të përhershme me SHBA-të. Për këtë nuk e pyesim askënd.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...