31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Mustafa i reagon Memli Krasniqit: Kërko përgjegjësi tek ideatori i vërtetë i shpërndarjes së Kuvendit

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili gjatë konferencës për media akuzoi partitë tjera opozitare për mos shpërndarjen e Kuvendit.

Përmes një përgjigje me shkrim, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa se Memli Krasniqi duhet të kërkojë llogari nga ai të cilit i shkoi në darkë.

“Krasniqi ka bërë marrëveshje me Kurtin, jo me LDK-në, prandaj i pakuptimtë roli i tij si ndërmjetësues. Le të kërkojë përgjegjësi tek ideatori i vërtetë i shpërndarjes dhe tek marrëveshja që ka bërë me të”, ka thënë Mustafa per Express.

Mustafa ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së, që kryeministri duhet të dorëhiqet dhe pastaj vendi të shkojë në zgjedhje.

“LDK nuk bën marrëveshje me Kurtin. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe i zëshëm edhe para dakordimit tashmë të dështuar të tyre. Dorëheqje, më pas zgjedhje”, ka thënë Mustafa./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...