15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Mustafa konfirmon se ka marrë drejtimin e Preshevës, Arifin e quan shpifës

Ragmi Mustafa është vendosur në pozitën e kryetarit të Preshevës deri në zgjedhjet e ardhshme.

Mustafa e ka konfirmuar këtë në një prononcim të shkurtër.

“Shqiprim Arifi nuk ka pasur shumicën në Preshevë dhe për këtë arsye është larguar nga pozita e kryetarit”, ka thënë Mustafa.

Ai duke komentuar reagimin e Arifit, e cilësoi atë të turpshëm dhe shpifës, meqë ky sipas tij, nuk e ka pasur shumicën që nëntë muaj.

Mustafa potencon se në vendin e të parit të komunës është vendosur para dy dite. Ai gjithashtu theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më 2 qershor.

Përndryshe, Shqiprim Arifi ka njoftuar pasditen e së shtunës se është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...