20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Mustafa kritikon Qeverinë për prishjen e raporteve me SHBA-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se qeverisja aktuale po rrezikojnë miqësinë me partnerët ndërkombëtar e sidomos me mikun e përhershëm të Kosovës, SHBA-në.

“Ne jemi munduar që qeverisjes aktuale të ua bëjmë me dije me i ndërruar qëndrimet dhe sjelljet e saja sepse është në interes me pas bashkëpunim të mirë me partnerët tanë e sidomos me ShBA-në me përmbush agjendën evropiane sepse pa përmbushjen e saj ne nuk mund të bëhemi pjesë e BE-së”.

Mustafa në shënimin e 29-vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë së LDK-së, shtoi se LDK-ja do jap kontributin e saj për vendimet më të mira për Kosovën dhe duke u munduar që të mbrohen raportet me ShBA-në.

“Ne do japim kontributin tonë, ai opozitë do japim kontributin në dialog si opozitë sepse nuk do ndërrojmë rolet tona, kontributin tonë në integrime evropiane e euroatlantike dhe në thellimin e miqësisë të përhershme me ShBA-në sepse është amanet që e ka lënë presidenti historik Ibrahim Rugova”.

“LDK synon përmes procesit të zgjedhjeve të brendshme të forcojnë LDK dhe sot kemi dy forume të rëndësishme kërkoj para jush dhe nga ju të jepni kontributin maksimal që të zgjedhurit tanë nëpër nëndegë, degë etj të jenë përfaqësuesit më të mirë që vijnë nga gratë dhe të rinjtë dhe të kontribuoni që në zgjedhjet e ardhshme qendrore të kemi gra e të rinj dhe përfaqësimin më dinjitoz të LDK-së”.

Ai tha se Kosova duhet të bëhet patjetër pjesë e Bashkimit Evropian në mënyrë që të gëzojë të drejta si çdo banor evropian tjetër

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...