Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka folur lidhur me koaliconet partiake.Ai ka theksuar se përkundër sjelljeve të partive të tjera karshi LDK-së, partia e tij ka gjetur gjithmonë mënyra për të krijuar ura për koalicion, por, sipas tij, ka përfunduar gjithmonë me një humbje votash.
”Ajo se çka i ka ndodhur historikisht LDK-së se për kundër sjelljeve të paritve tjera karshi LDK-së LDK gjithnjë ka gjetur formulen për të ndërtuar një urë për koalicion, por gjithmon është përgjysmuar në vota”, tha Mustafa
Mustafa se LDK-ja nuk ka kushte për formimin e Qeverisë.
Mustafa theksoi se LDK-ja pati një përvojë të hidhur nga koalicioni me VV-në, duke i referuar humbjes së madhe zgjedhore që pësoi pas shpërbërjes së këtij koalicioni.
”Kemi provuar një koalicon të tillë me VV dhe LDK doli nga ai koalicon në një rezultat si e vetme te 10 %, u përgjysmuam”, tha ai /Njeshi/