“Muaji Mars është muaj i sakrificës që kulmoi me veprën më sublime të familjes Jashari, dhe shënoi ndryshim në historinë e kombit shqiptar. Rënia e familjes Jashari ktheu vëmendjen e botës demokratike drejt Kosovës, ku lufta tashmë kishte filluar në një kahje tjetër.
Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe vepra sublime e tij janë rast unik në gjithë historinë e luftërave, prandaj si të tillë edhe do ta mbajmë gjithmonë në mend.
Sipas Mustafës, Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bënë të pavdekshëm dhe gurthemel i pavarësisë të Kosovës.
]]>