5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Mustafa: Me personat e riatdhesuar nga Siria do të merret drejtësia

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se me personat e riatdhesuar nga Siria do të merren organet e drejtësisë, dhe se ata që kanë bërë faje do të ndëshkohen.

Ai ka thënë se barra kryesore për procesin e riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Siria i ka rënë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri ka theksuar se jo të gjithë nga ta do të fajësohen, por secili nga ta do të trajtohet me metodat e shteteve demokratike të risocializimit.

 “Ata që kanë fajësi do të ndëshkohen. Organet e drejtësisë në Kosovë do të merren me ta. Por edhe ata që do të trajtohen nga drejtësia do t’i nënshtrohen edhe procesit të deradikalizimit për t’u integruar në shoqërinë kosovare.

Nuk pritet rrezik prej tyre, sepse jemi të organizuar mirë. Falënderoj bashkëpunëtorët nga Ministria e Brendshme, ajo e Drejtësisë dhe Shëndetësisë, sepse te këta persona është dashur brenda 72 orëve të bëhen kontrollet shëndetësore e psikologjike”, tha Mustafa.

Loading…
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...