E plotësuar: Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa ka deklaruar sërish para trupit gjykues të Gjykatës Speciale se është i pafajshëm për akuzat që e ngarkojnë.

Në pyetjen e gjykatëses se a i kupton akuzat të cilat rëndojnë mbi të, ai u përgjigj se “Po e kuptoj por nuk ka asgjë me të vërtetën”.

Gjykatësja pastaj e pyeti se a e konfirmon deklaratën e dhënë në muajin tetor ku u deklarua i pafajshëm, Mustafa u përgjigj “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”. /Njeshi/

Nis gjykimi ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa

Në Hagë ka nisur gjykimi i parë i Gjykatë Speciale, ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Ai akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar.

Për akuzat ndaj tij, Mustafa është deklaruar i pafajshëm. /Njeshi/