Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se zgjedhjet tani do ta zhduknin opozitën. Ai theksoi se këto deklarata korrespondojnë me mënyrën sesi ai erdhi në pushtet.
Ai iu është bashkuar zërave që kanë kundërshtuar këto deklarata të Kurtit, duke marrë si argument deklaratën e tij të para 11 vjetëve se “zgjedhjet në Prishtinë do t’i fitojë me duar në xhepa”.
Sipas Mustafës, punët që kishte bërë atëbotë, tregojnë se nuk ishin bërë me “duar në xhepa”./Njeshi/