Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka reaguar pas rritjes së pensioneve për 20 për qind nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se pas dyfishimit të çmimeve për shumicën e produkteve, rritja është veç 20 euro.
Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se ky është rezultati katër-vjeçar i Qeverisë Kurti në përmirësimin e jetësë së pensionistit.
“Qeveria i paska rritë pensionet për hiq më shumë se 20 euro!4 vite pritje me këtë qeveri, dyfishim i çmimeve për shumicën e produkteve bazike, dhe në fund rritje 20 euro!
Ky është rezultati 4 vjeçar i kësaj qeverie në përmirësimin e jetës së pensionistit”, ka shkruar ai mes tjerash.
Sipas tij, Qeveria Kurti s’ka ndjeshmëri ndaj kushteve në të cilat jetojnë pensionistët, dhe se për të ky vendim ndoshta dhe s’do të merrej, por u bë për të larguar vëmendjen nga ndryshimi i masës së sigurisë për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.
“Këta njerëz nuk kanë pikë ndjeshmërie ndaj kushteve në të cilat sot jetojnë pensionistët! Madje edhe ky vendim ndoshta nuk do të merrej, nëse Albin Kurtit nuk do ti nevojitej shpërqendrimi i vëmendjes nga vendimi për lejimin e hyrjes së mallrave serbe! Koha për pensione e paga të dinjitetshme po vjen me Kryeministrin Bedri Hamza! Nuk ka rrugë tjeter”, ka shkruar Mustafa në Facebook./Njeshi/