15.2 C
Pec
E premte, 2 Qershor, 2023

Mustafa për deklarimet e DASh-it: Të tilla për Kosovën s’janë dëgjuar kurrë, nuk do të kalohen lehtë

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka komentuar deklarimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se “veprimet në veri do të kenë pasoja në marrëdhënien bilaterale ShBA – Kosovë”.

Mustafa tha se deklarata të tilla s’janë dëgjuar asnjëherë nga ShBA-ja për Kosovën.

“Deklarata të tilla nga SHBA janë dëgjuar edhe më parë ndaj disa vendeve dhe liderëve të tyre, por asnjëherë për Kosovën. Asnjëri s’ka kaluar lehtë pas deklarimit të tillë amerikan”, është shprehur Mustafa.

Tutje, ai tha se kjo deklaratë duhet të lexohet mirë nga të gjithë akterët politikë në vend, qeveria, presidentja e opozita./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...