20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Mustafa: Presidenti e ka bllokuar KQZ-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa sot me anë të një statusi në Facebook ka thënë se presidenti Hashim Thaçi e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

Mustafa i ka bërë thirrje presidentit që të zhbllokojë KQZ-në pasi që sipas tij vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike.

Postimi i Mustafës:

Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin. Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare.

Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar Presidenti para disa ditesh, por për institucionin e Presidentit me rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e pakënaqësive.

Ftoj presidentin në emer të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues. IM

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...