20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Mustafa tregon se çka u diskutua në takimin e Abdixhikut me deputetët e LDK-së

Deputeti i zgjedhur dhe njëherësh ministër në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, tha se në takimin me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë diskutuar për seancën konstituive të Kuvendit.

“Sot me kryetarin Abdixhiku ishte takim konsultativ me deputetë, për të diskutuar procesin e seancës themeluese të Kuvendit. Të premtën do të jetë në takim me Kurtin. Takimi ishte konsultativ me Grupin Parlamentar”, tha Mustafa.

Mustafa nuk u përgjigj nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente, vetëm tha se kryetari, Abdixhiku është përgjigjë në këtë pyetje në një intervistë gjatë ditës së djeshme.

Abdixhiku në tha se vendimi do ta merr pas takimit me Kurtin dhe Osmanin që do të zhvillohet të premten/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...