20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Mustafa: Vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull brenda LDK-së, Qeveria Hoti ka vizion për të ardhmen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kryetarët e degëve të LDK-së, i kanë dhënë përkrahje të pa rezervë Qeverisë së re dhe kryeministrit, Avdullah Hoti, dhe se vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull elementare demokratike.

Mustafa ka thënë se në takimin që ka pasur me kryetarët e degëve të LDK-së, është theksuar se Qeveria ka fuqi politik, dije dhe kapacitete të ballafaqohet me të gjitha sfidat aktuale, dhe siç ka thënë ai Qeveria Hoti ka vizion për të ardhmen, transmeton Telegrafi.

“Ishte një pajtim i përgjithshëm që tani pas zgjedhjes së ministrave të vazhdohet që të sigurohet një përfaqësim cilësor dhe sa më i drejtë nga terreni me zëvendësministra dhe me këshilltarë në dikasteret qeveritare”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Kreu i LDK-së, ka theksuar se në takim është diskutuar edhe për përkrahjen që deputetët e kësaj partie i kanë dhënë formimit të Qeverisë Hoti.

“Në takim u theksua se natyrshëm është pritur që të gjithë deputetët e LDK-së të përkrahin qeverinë që drejtohet nga LDK-ja, duke pasur parasysh Statutin e LDK-së , përkrahjen që atyre iu është dhënë nga të gjitha degët në fushatë, mbështetjen maksimale logjistike dhe financiare nga qendra përkatësisht besimin që e kanë marrë nga votuesit si kandidatë të LDK-së”, thotë ai.

Në fund të shkrimit, Mustafa ka thënë se ishte konstatim i përgjithshëm se në LDK kultivohet shprehja e mendimit të lirë.

“Ishte konstatim i përgjithshëm se në LDK kultivohet maksimalisht shprehja e mendimit të lirë, kultivohet beteja e individëve që qëndrimet dhe mendimet e tyre të marrin përkrahjen e shumicës, por se vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull elementare demokratike brenda LDK-së; se fundamenti rugovist i LDK-së, që konsiston në unitet dhe solidarizim të brendshëm, nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohet me protagonizëm individual, ego dhe sjellje populliste”./Njeshi/

 

Loading…

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...