8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Mustafi: Shqiptarët e Luginës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme.

Kështu ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, pas raportimeve se Serbia paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm.

“Në vend të paqes e drejtësisë, paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm pushteti i Vuçiqit. Në vend që të kultivojë fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin rajonal, ndërmerr veprime luftënxitëse. Në vend të demokracisë dhe bashkëpunimit, kërcënon dhe cenon sigurinë gjithandej rajonit. Shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme”, ka shkruar ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...