18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

“Na ishte seç na ishte një Kujtim Paçak” sonte në Prizren

“Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” të autorit Nexhip Menekshe dhe regjinë e së cilës e ka bërë Kaltrim Balaj do të shfaqet sonte në ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës  në Prizren.

Me një skenografi që ndërron bashkë me situatat, me lojë që në jo pak momente shpërthen në gjallëri, në shfaqjen me tekst të Nexhip Menekshes, si në mozaik përmblidhen biografia e portreti i Paçakut, zërit të fuqishëm të komunitetit rom, i cili vdiq në moshën 59-vjeçare, në maj të vitit të kaluar.

Portreti i Paçakut zbërthehet nëpërmjet kryepersonazhit, koreografit që luhet nga Fatmir Menekshe. Por në portretizimin e tij portretizohen kultura e identiteti rom. Aty shpaloset jeta e vështirë e këtij komuniteti, por edhe tradita e tyre, vallet, muzika e mbi të gjitha gjuha.

Fatmir Menekshe ka pasur barrën kryesore në këtë shfaqje, në rolin e Kujtim Paçakut./Koha/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...