29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

“Na kanë pa si arushat”, Xhavit Haliti flet për reagimin e deputetëve serbë pasi Kosova u bë anëtare në Asamblenë e NATO-s

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në një lidhje direkte  u pyet për reagimin e deputetëve serbë pasi Kosova u bë anëtare në Asamblenë e NATO-s.

Ai tha se disa nga ta i kanë parë deputetët e Kosovës sikur “arushat në mal”

“Me disa kemi folë e jemi përshëndet, me disa na kanë pa sikur arushat në mal. Kështu që ka qenë një debat pardje se ata kanë ardhë të organizuar kanë qenë 15-16 logjistikë e delegacionit, pati dy diskutime të serbëve dhe një i joni që pati përplasje me akuza dhe kundër-akuza, megjithatë nuk zgjoi interesim që të diskutojnë edhe të tjerët me ata që i thanë dy përfaqësuesit e Serbisë duke përfshirë edhe Rakiqin”, shtoi ai.

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi të hënën vendimin për ngritjen e statusit të Kosovës në anëtare të asociuar në këtë organizatë.

Shumica e vendeve votuan në favor, një ishte kundër ndërsa 14 abstenuan.

Që nga viti 2014 Kosova kishte statusin e anëtares vëzhguese ndërsa me ngritjen e statusit, parlamentit të Kosovës i lejohet të marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë e Komiteteve dhe nënkomiteteve, seancat plenare ku mund të paraqesë rezoluta dhe ndryshime në rezoluta si dhe në seminaret Rose-Roth, në të cilat pjesëtarët e parlamenteve nga vendet anëtare dhe ato partnere të NATO-s takohen me zyrtarë qeveritarë, organizata të tjera ndërkombëtare, ekspertë nga universitete, grupe kërkimore dhe Organizata joqeveritare, për të diskutuar një çështje specifike të sigurisë me interes të përbashkët./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...