Rafel Nadal ka njoftuar sot pensionimin nga sporti i tenisit, duke u bërë një tjetër legjendë pas Roger Federer.
Por një prej kundërshtarëve të tij, tenisti australian Nicholas Kyrgios në mesazhin lamtumirës, ka pasur një kërkesë befasuese ndaj Nadal.
Ai ka kërkuar që Nadal ndeshjen e fundit ta luaj ndaj tij.“Rafa, mos u pensiono, dua të luaj me ty për herë të fundit”, ka shkruar Kyrgios.
38-vjeçari gjatë karrierës së tij fitoi shumë tituj, duke përfshirë këtu edhe 22 Grand Slam-a./Njeshi/