Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë duke përmbushur premtimin që kanë dhënë si ekzekutiv për hapjen e një konkursi për asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.
Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se si MAShTI kanë buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëve.
“Krahas kësaj kemi ofruar edhe mundësinë për kualifikimin e atyre që kanë interes për t’u punësuar si asistent. Në linjë me këtë kemi hapur sot konkursin për regjistrimin e kandidatëve të gjeneratës së shtatë për nivelin e V-të, të kualifikimit ‘Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore’”.
“Këtë vit shkollor, kualifikimi do të ofrohet në 8 grupe, prej tyre 3 grupe në Prishtinë dhe nga një grup në Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe Mitrovicë. Të gjithë kandidatët të cilët me sukses e përfundojnë këtë kualifikim, do të pajisen me diplomë sipas standardeve të BTEC”, ka thënë Nagavci./Njeshi/