18.5 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Nagavci: Komunat e prekura nga vërshimet do të njoftohen nëse do të mbahet mësimi të hënën

Për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut të cilat kanë sjellë vërshime në disa komuna, është pamundësuar mbajtja e procesit mësimor në disa shkolla të vendit të premten.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë duke e përcjellë me kujdes të veçantë situatën dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente si dhe drejtorët komunale të arsimit.

Po ashtu, ajo ka thënë se nxënësit në rajonet e prekura do të informohen me kohë nëse do mbahet mësimi të hënën.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit, komunat të cilat nuk kanë mbajtur mësim të premten dhe kanë pësuar dëme për arsye të reshjeve të shiut janë:

-Podujevë: Mësimi nuk është zhvilluar në fshatin Pakashticë dhe në fshatin Peran.

-Viti: Në katër fshatra të Vitisë ka dëme të çative në shkolla, mirëpo mësimi është duke u mbajtur.

-Mitrovicë: Mësimi nuk është mbajtur në asnjë shkollë, si arsye e dëmeve dhe vërshimeve që janë krijuar nga të reshurat.

-Skenderaj: Mësimi nuk është mbajtur në asnjë shkollë, si arsye e dëmeve dhe vërshimeve që janë krijuar nga të reshurat.

-Pejë: Mësimi nuk është mbajtur në fshatin Kliqinë, ndërsa në fshatrat tjera deri më tash nuk ka probleme.

-Istog: Mësimi nuk është mbajtur në shkollën “Avni Rrustemi”, kurse dëme të mëdha ka edhe në shkollat tjera, por mësimi është zhvilluar.

-Klinë: Mësimi nuk është mbajtur në asnjë shkollë të kësaj komune, si arsye e dëmeve dhe vërshimeve që janë krijuar nga të reshurat.

-Zubin Potok: Mësimi nuk është duke u mbajtur në asnjë shkollë, si arsye e dëmeve.

“Ndërkaq, komunat të cilat kanë raportuar që nuk kanë dëme dhe mësimi është mbajtur në të gjitha shkollat janë: Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Ferizaj, Shtime, Lipjan, Hani i Elezit, Kaçanik, Gjakovë, Rahovec, Malishevë, Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Vushtrri, Deçan, Prizren, Suharekë, Junik, Dragash, Mamushë, Leposaviq, Zveçan”, ka shkruar Nagavci në Facebook. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...