14.8 C
Pec
E premte, 20 Shtator, 2024

Nagavci njofton se mbi 194 mijë prindër kanë aplikuar deri tani për subvencionim të librave

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se deri më tani kanë aplikuar gjithsej 194.180 prindër, ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Teksa ka bërë të ditur se është duke vazhduar subvencionimi për tekstet, Nagavci ka thënë që si asnjëherë më parë, cdo gjë është gati për fillimin e vitit shkollor.

“Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 171.200 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar edhe sot. Çdo rast i adresuar në numrin e telefonit dhe në email adresën [email protected] është trajtuar me prioritet dhe u është ofruar ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve. Ashtu siç e kemi thënë, asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore dhe si asnjëherë më parë gjithçka është gati për fillimin me kohë e të mbarë të vitit shkollor”, ka thënë Nagavci.

Sot gjatë ditës, ministrja ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2024-2025.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka publikuar kalendarin shkollor, përmes së cilit do të përcaktohet pushimi vjeshtor, dimëror, pranveror e festat/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...