23.8 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Nagavci: Të miratohet sa më parë statuti i ri i UP-së, është nevojë emergjente

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavaci, ka kërkuar që të miratohet statuti i ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, që të hapet rrugë për ndryshime tejet të rëndësishme në universitete, pasi që sipas saj, kjo është një nevojë emergjente për përmirësimin e performancës së arsimit të lartë.

Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, ku u shqyrtua vendimi i Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të UP-së, Nagavci ka thënë se statuti sjell një mori vendimesh e reformash që do ndikojë direkt në përmirësimin cilësisë së punës së Universitetit të Prishtinës.

“Ne si ministri e kemi miratuar statutin në shtator të vitit të kaluar në të njëjtin draft sikurse e kanë sjell nga Universiteti dhe të njëjtin e kemi dërguar për votim në Qeveri dhe po ashtu edhe nga ana e Qeverisë është miratuar ashtu si e kanë finalizuar Universiteti i Prishtinës. Jemi shumë të lumtur që ky statut sjell një mori vendimesh e reformash, që do ndikojë direkt në përmirësimin e cilësinë e punës së Universitetit të Prishtinës, dhe besoj pas kësaj jemi duke pritur të filloj një proces i unifikimeve të të gjitha niversiteteve tjera publike se besoj që kjo sjell përmirësimin e cilësisë së punës në arsimin e lartë dhe një performancë më të mirë

Me aq sa kam njohuri është marr për bazë dhe është shqyrtuar i gjithë legjislacioni që është në fuqi. Ne si ministri, si qeveri, si kuvend, duhet të bëjmë përmirësime të perfomancës në arsimin e lartë, por ju ftoj, ju lus ta miratoni sa më parë këtë statut edhe të hapni rrugë për ndryshime tejet të rëndësishme në universitete,” ka thënë Nagavci.

Ndërsa, Rektori i UP-së, Qerim Qerimi ka shtuar se ka pasur një konsensus të gjerë që statuti ka nevojë të ndryshohet, si rezultat i praktikës operacionale i konkurseve me radhë, problemeve të njëpasnjëshme që ka observuar si institucion.

“Ka pasur një konsensus të gjerë disa raste shumë gjerë që statuti ka nevojë të ndryshohet. Ky si rezultat i praktikës operacionale i konkurseve me radhë, i problemeve të njëpasnjëshme që i kemi observuar si institucion…Ne kemi marrë statutet e atyre universiteteve evropiane që kanë shërbyer në radhë të parë si model për hartimin e statuteve të mëparshme të universitetit dhe ekspertet tanë janë përqendruar kryesisht në identifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve që kanë pësuar statutet e këtyre Universiteteve, në mënyrë që edhe ne të bëjmë përpjeke dhe të përshtatim standardin tonë, që kanë lëvizur qartazi me standardet që kanë pësuar universitetet që në radhë të parë kemi rendërtuar statutet paraprake”, ka shtuar Qerimi.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati në emër të PDK-së ka vijuar se do të jenë kundër ndërrimit të emrit të UP-së i cili i mllefosur tha se do të ishte më mirë që ministri i punëve të brendshme Xhelal Sveçla, të ndërrojë emrin e UP-së në Mitrovicë i cili është ilegal në kuadër të Republikës së Kosovës, e të heq tabelën e saj.

“Ne do të jemi kundër qe të ndërrohet emri i Universitetit Hasan Prishtina. Ai Xhelal Sveçla në vend që të heq disa tabelë në disa fshatra me shkua me e heq tabelën e UP-së të serbëve atje i cili është ilegal në kuadër të RKS…Në emër të PDK-së ne do të jemi kundër ndërrimit të këtij emri pavarësisht që nuk votojmë nëpër komisione për shkak të vendimit që e kemi në këshill drejtues, dhe e dyta do të kishte mundësi shumë më të mira që pushteti të shkoj të ndërroj emrin e UP-së në Mitrovicë dhe me na liruar neve nga kjo barrë e përgjegjësisë”, ka vijuar ai.

Po ashtu, deputetja nga LDK, Vlora Dumoshi, ka theksuar se çdo qeveri që vjen hap rrugën për të ndërruar emrat dhe të hiqen emrat kombëtar nga institucionet, prandaj duhet të merret një vendim sepse sipas saj, kjo është për keqardhje.

“3000 studentë kanë nënshkruar një peticion, 3000 studentë është armatë e madhe. Ne kemi universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, “Isa Boletini”, “Ukshin Hoti”, “Kadri Zeka”, krejt këto figura janë shume të mëdha kombëtare, me këtë propozim a keni menduar edhe për këto universitete tjera me i heq emrat? Është shumë lehtë me vendos emra, por është shumë e dhimbshme me i hekë. Për mua është keqardhje shumë e madhe, që ne si shoqëri çdo qeveri që vjen e hapim rrugën me i ndërruar emrat, me i heq emrat kombëtar prandaj duhet të merret një vendim, për hatër të 3000 studentëve na jepni një përgjigje “, ka theksuar Dumoshi.

Ndërkaq, Ministrja Nagavci, e pyetur nga deputetja e LDK-së, Dumoshi se a është për ndryshimin e emrit të UP-së është përgjigjur se nuk ka asnjë diskutim apo dilemë për këtë çështje.

“Respektoj plotësisht draftin e statutit që ka sjellë UP. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për secilën çështje të rëndësishme që ndikon edhe në performancën e universitetit, në rangimet edhe ndërkombëtare derisa të eliminohen probleme të shumta të trashëguara për arsye të ndryshme nga e kaluara. Ne duhet të bëjmë këto zgjidhje që konsideroj që në mënyrë shumë të qëlluar i ka propozuar UP-ja. Emri “Hasan Prishtina” nuk ka asnjë diskutim e dilemë për këtë çështje, mendoj që në këtë pikë universiteti ka bëtë zgjedhjen më të mirë të mundshme”, është shprehur Nagavci.

Lidhur me këtë çështje, Fondacioni “Hasan Prishtina”, para se të fillojë komisioni për arsim, ka organizuar një tubim paqësor, para Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...