6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Nagavci viziton Qendrën e Studentëve në Prishtinë, njoftohet me kushtet e banimit dhe të ushqimit

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci sot ka vizituar Qendrën e Studentëve me disa anëtarë të stafit të saj.

Sipas njoftimit të Qendrës së Studentëve, gjatë takimit u zhvilluan diskutime me studentë lidhur me kushtet e përgjithshme në këtë qendër.

“Gjatë kësaj vizite ata qëndruan në konviktin numër I dhe VIII për të përcjellur nga afër të gjitha procedurat për vendosjen e studentëve nëpër dhomat përkatëse. Po ashtu, u zhvilluan diskutime me studentë lidhur me kushtet e përgjithshme në Qendrën e Studentëve duke i inkurajuar që ata t’i ndajnë të gjitha sygjerimet e tyre ashtu që në të ardhmen të ofrohen edhe shërbime më cilësore”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se Nagavci sot vizitoi edhe menzën e studentëve, për t’u njoftuar me cilësinë e ushqimit që u servohet studentëve/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...