9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Napoli – Inter, sonte do të zbulohet fituesi i Superkupës së Italisë

Napoli dhe Interi do të përballen sonte, në finale të Superkupës së Italisë.

Kampioni aktual italian e mposhti pa problem Fiorentinën në gjysmëfinale të kësaj gare me rezultat të pastër, 3:0.

Ndërkohë, edhe nënkampioni evropian u shfaq i sigurt në atë fazë duke e mundur Lazion me rezultat identik.

E tash, Amir Rrahmani me shokë do të mundohen ta fitojnë trofeun e parë sezonal në ndeshjen që do të luhet në Arabinë Saudite.

Napolitanët e kaluan një vit ëndrrash në 2023 duke e fituar titullin e kampionit në Itali dhe duke shkuar deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Nga ana tjetër, “Nerazzurri” po e gëzojnë një formë të jashtëzakonshme duke kryesuar në Serie A dhe sonte konsiderohen i favoritë të lehtë.

Sidoqoftë, finales së Superkupës nuk i dihet kurrë.

Ndeshja mes Napolit dhe do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...