20.5 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

“Narracioni i Kurtit është i njëjtë me atë të Gjuriqit”- Gjini kritikon qasjen e Kurtit ndaj SHBA-së

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për Gjinin një prej momenteve më të rënda ka qenë kur e ka dëgjuar Kurtin të thotë se “shqiptarët nuk e dojnë Amerikën, veç po tuten që i len Amerika”.

Këtë narracion të Kurtit ai e ka krahasur me atë të Gjuriqit.

“Për mu një prej momenteve më të rënda, që e kam ni Albin Kurtin në vitin 2014, kur ju thotë grave në një tendë, “shqiptarët nuk e dojnë Amerikën, veç po tuten që i len Amerika”. Ky është fiks narracioni që e kanë përdor prej Gjuriqit e të tjerët që unë i kam dëgjuar, të njëjtat fjalë janë, kanë shku në Amerikë e kanë thënë “nuk iu dojnë juve shqiptarët”, u shpreh Gjini

Tutje, Gjini ka kujtuar drejtimin “puro SHBA” të ish-presidentit Rugova.

“Edhe kur na ka thane Jugosllavia “s’ka me u prishë”, Rugova ka thanë “ka me u prish por me juve jam”. Edhe kur i kanë thanë “boll ke fol, boll e ke përmend demokracinë e lirinë”, ai (Rugova) ka thënë “ani, ani unë me ju jam”, nuk ka tregu kurrë as me një çerek veprimi që Kosova ka alternativë, përveç drejtimit puro SHBA”, tha Gjini./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...