13.5 C
Pec
E hënë, 12 Maj, 2025

Nasim Haradinaj: Beteja me Gjykatën Speciale nuk përfundon me verdiktet e tyre politike, nuk do të lë gur pa lëvizur për ti demaskuar

Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-anëtari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka qëndruar gjatë kësaj jave në Strasburg të Francës ku edhe është ankuar në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut për Dhomat e Specializuara të Hagës.

Haradinaj ka thënë se beteja me Gjykatën Speciale s’përfundon me ato që i ka quajtur “verdikte politike” dhe se padrejtësitë në Hagë duhet të ndiqen deri në zbardhjen e plotë të prapaskenave të përndjekjes së UÇK-së.Ai ka shkruar se s’do të lë derë pa hapur e gurë pa lëvizur vetëm për ta demaskuar Gjykatën Speciale.

Beteja me Gjykatën Speciale nuk përfundon me verdiktet e tyre politike. Padrejtësitë në Hagë duhet të ndiqen deri në ndriçimin e plotë të prapaskenave të përndjekjes së UÇK-së.

Këto ditë isha në Strasburg, në qytetin që u legjitimuan akuzat e pabaza kundër UÇK-së.Isha edhe në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut për të adresuar ligjërisht padrejtësitë.Nuk do të lë derë pa hapur e gur pa lëvizur, veç për ta demaskuar Gjykatën Speciale.

Beteja vazhdon!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...