5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

NATO gati për stërvitjen masive ushtarake në kushte dimërore

NATO-ja po i bën përgatitjet e fundit para se të nisë stërvitjen ushtarake në shkallë të gjerë me shtetet e Evropës veriore. TheGuardian ka shkruar se ato do të zgjasin gati dy javë, e do të shërbejnë në rast të mbrojtjes së territorit nordik.

Mbi 20.000 ushtarë nga 14 vende do të marrin pjesë në stërvitjen në kushte dimërore Nordic Response 24, që do të udhëhiqet nga Norvegjia në Finlandë e Suedi, ka raportuar TheGuardian të hënën.

Vendet e tjera pjesëmarrëse si Belgjika, Britania e Madhe, Kanadaja, Danimarka, Gjermania, Italia, Holanda, Spanja dhe SHBA-j do të stërviten deri më 15 mars.

“Stërvitja do të demonstrojë aftësinë operative, kohezionin dhe vullnetin e NATO-s për të mbrojtur gjithë zonën e Aleancë”, ka thënë ushtria finlandeze.

Vendet e NATO-s janë alarmuar nga mundësia e shpërndarjes së luftës në vendet e tjera të Evropës. Raportet mes Moskës dhe Helsinkit zyrtar janë përkeqësuar pas agresionit rus në Ukrainë, duke bërë që Finlanda të heqë dorë nga mosnagazhimi ushtarak për dekada dhe t’i bashkohet aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s në 2023-n.

Suedia tashmë i ka finalizuar formalitetet për të hyrë në NATO, si anëtarja e 32-të e saj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...