“NATO pret që Serbia të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunës të majit dhe shtatorit 2023”, ka shkruar Ndihmës Sekretari i NATO-s, Boris Ruge.
Kjo deklaratë nga Ruge erdhi pas takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Diskutim i mirë me Presidentin Aleksandar Vuçiq për marrëdhëniet e NATO-s me Serbinë, të cilat shpresojmë t’i shohim të thelluara. Ne diskutuam gjithashtu çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO pret që Serbia të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunës të majit dhe shtatorit 2023”, thuhet në postimin e plotë të Ruge.
Kujtojmë se Ruge pas vizitës në Kosovë ku është takuar me zyrtarë të shtetit, ka vazhduar vizitën e tij në Serbi./Njeshi/