Natyra Kuçi e PSD-së ka marrë mbështetje të madhe për kandidaturën e saj në Deçan.Kuçi do të jetë kandidate për kryetare të Deçanit dhe sot u takua me mikun e saj, Florinin.
“Me Florinin diskutuam për Deçanin e nevojën për ndryshim që i duhet.
Përkrahja e tij është jashtëzakonisht domëthënëse për mua. Mbi të gjitha, garën për Deçan ma bënë më kuptimplotë e energjike, ashtu qysh është vet Florini!” u shpreh Kuçi./Njeshi/