17.1 C
Pec
E hënë, 7 Tetor, 2024

Nawrat: NATO mbetet e përkushtuar për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë

Drejtori i Ekipit ndërlidhës këshillues të NATO-s, Christian Nawrat, sot në Prishtinë gjatë konferencës “FSK dhe Partnerët 2024”, ka deklaruar se Aleanca mbetet e përkushtuar që të luaj rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Krahas kësaj, Nawrat ka thënë se brenda këtij mandati ka edhe shumë për të bërë.

“NATO mbetet e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovë e mbarë rajonin. Ne po punojmë, por brenda këtij mandati që ka edhe shumë për të bërë. Duke ofruar këshilla tona si ekip shumëkombësh bazuar në mandati e FSK-së, ne luajmë rol unik në mesin e ndërkombëtarëve që mbështesin FSK”, ka thënë ai.

Tutje, Nawrat ka shtuar se të gjithë aleatët e Kosovës e kanë të njëjtin synim, pra që të mbështesin FSK-në për të krijuar një forcë të aftë.

“Aleatët tanë mbesin në të njëjtin synim, që të mbështesin FSK-në për të krijuar një forcë të aftë për të i’u ofrua mundësi individëve pa dallime gjinie e përkatësi etnike. NATO mirëpret përparimin e një FSK me gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar ai tutje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...