4.3 C
Pec
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Nazarko: Pozita ndërkombëtare e Kosovës, më e dobëta ndonjëherë

Opinionisti, Mentor Nazarko është shprehur se pozita ndërkombëtare e Kosovës është më e dobëta ndonjëherë.

Ai u shpreh se nëse zbërthehet pozita e dobët ndërkombëtare, sipas tij, Kosova ka marrëdhënie problematike me BE-në dhe SHBA-në dhe u shpreh se nuk ka përparim as në dialog.

“Pozita ndërkombëtare e Kosovës është më e dobëta sesa kurrë ndonjëherë, po flas në këto 15 vitet e fundit, kur Kosova është përfshirë në dialog me Serbinë dhe nëqoftëse do ta zbërthenim pozitën e dobët ndërkombëtare të Kosovës, Kosova ka marrëdhënie problematike me Bashkimin Evropian, ka marrëdhënie problematike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më në fund Kosova, së bashku me Serbinë, por këtu po i referohemi Kosovës, nuk ka përparim në atë që është shina kryesore e politikës së saj të jashtme që është dialogu” ka thënë ai në Klan Kosova.

Dialogu është i lidhur me njohjet, me avancimin ndërkombëtarë të Kosovës, është shprehur më tutje ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...